👉 Të dashur qytetarë!
Si përgjigje ndaj supozimeve të pabaza ndaj këshilltares nga grupi opozitar se gjoja Struga nuk e respekton ligjin për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht Gjuhën Shqipe, në nivel të NPK Ujësjellës Kanalizime më duhet të sqaroj se;
Nëse ka ndonjë institucion në RMV që respekton me përpikmëri ligjin për përdorimin e gjuhëve, ajo është Komuna e Strugës.
Le të flasim për faktet!
1. Në ndërmarrjen për ujësjellës dhe kanalizime, punësimet i ka bërë BDI dhe LSDM;
2. Dokumentin në fjalë e kanë përpunuar pikërisht këta të punësuar;
3. Drejtori i Ndërmarrjes sot nuk është më drejtor, për arsye të tjera që ai vet i ka sqaruar, për pasojë nuk kemi lëndë diskutimi sa i përket postit të tij
4. Ligji, forca zakonore dhe praksa juridike edhe brenda ndërmarrjes publike janë të njëjtë si para dhe pas ardhjes sime si kryetar komune. Ajo që ndryshon ështe se unë nuk do të lejoj të shkelet ligji, në këtë rast edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.
Të nderuar përfaqësues të opozitës në Strugë!
Në vend se ta ngrini diskutimin në nivele të tjera argumentash ju merreni me montazha klasike të cilat gjithsesi nuk kalojnë në opinionin publik.
Të gjitha dokumentet që dalin nga kjo ndërmarrje do ta respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nuk ka diskutim këtu.
Por, ajo që bie në sy është gjithsesi e çuditshme.
Në kushtet kur kryetari i Komunës së Strugës ka ngritur të paktën dy komisione të pavarura nga ekspertë të fushës, për ta analizuar rastin me ndotjen e ujit të pijshëm, kur kjo punë duhej bërë vite më herët nga prokuroria, inspektoriatet shtetërore dhe komunale, ju zgjodhët të luani me tashmë ish-drejtorin e ndërmarrjes, me çështje kaq sensitive, siç është në këtë rast Gjuha Shqipe.
Kjo lloj strategjie, më lejoni tua rikujtoj, që doli e gabuar në zgjedhjet e fundit. Kaq shpejt harruat?!
Me respekt,
Mendi Qyra – Kryetar i Komunës së Strugës










