Trendy

Komuna e Tetovës pastron sërish deponinë e egër në hyrje të qytetit

Para 6 muaj

Komuna e Tetovës ka ndërmarrë sot një aksion për pastrimin e deponisë së egër në hyrje të qytetit, një problem që herë pas here rikthehet për shkak të hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara.

Ekipet komunale kanë pastruar të gjitha mbeturinat e grumbulluara, duke rikthyer pastërtinë dhe pamjen e rregullt të zonës.

Nga Komuna e Tetovës u bëhet thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve dhe të kontribuojnë për ruajtjen e mjedisit të pastër e të shëndetshëm.

“Ta ruajmë Tetovën të pastër! Pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët – le ta dëshmojmë përmes veprave tona të përditshme,” thuhet në njoftimin e komunës.

Ky aksion është pjesë e angazhimeve të rregullta të Komunës së Tetovës për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe forcimin e vetëdijes mjedisore tek qytetarët.

Trending