Komuna e Tetovës ka njoftuar se e hëna, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie në gjithë territorin e saj, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur tetovar Shpat Kasapi.
Në njoftimin zyrtar, komuna thekson se Shpat Kasapi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si edhe në skenën muzikore shqiptare, duke u bërë një nga emrat më të dashur të artit modern shqiptar.
Komuna ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë artdashësit që e ndoqën dhe e vlerësuan krijimtarinë e tij ndër vite.
Vendimi për shpalljen e ditës së zisë nënkupton uljen e flamujve në gjysmë shtizë dhe pezullimin e aktiviteteve festive në institucionet publike lokale.





