Trendy

Komuna e Tetovës thërret debat publik për buxhetin e vitit 2026

Para 2 muaj

Komuna e Tetovës ka njoftuar se të mërkurën, më 10 dhjetor 2025, do të organizojë një debat publik lidhur me projekt-buxhetin e vitit 2026. Në këtë takim ftohen të gjithë qytetarët, shoqatat, organizatat joqeveritare dhe përfaqësues të sektorit civil që me idetë dhe propozimet e tyre të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të ardhshëm të komunës.

Debati do të mbahet në Sallën e Këshillit Komunal, me fillim në orën 14:00.

Kryetari i komunës thekson se transparenca dhe llogaridhënia mbeten prioritete në procesin e planifikimit buxhetor për vitin 2026.

Trending