Me rastin e 3 Marsit – Ditës së Komunës së Tetovës, nënkryetari i Komunës së Tetovë, Albi Qamili, njoftoi se janë nderuar një pjesë e qytetarëve të dalluar për kontributin e tyre në shoqëri dhe për angazhimin në ndërtimin e një Tetove më të mirë dhe më cilësore.
Sipas tij, kjo ditë shënon një moment vlerësimi për ata që me punën dhe përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë në komunitet.
Ai theksoi se, ndonëse ka shumë tetovarë që meritojnë mirënjohje, këtë vit komisioni ka përzgjedhur veteranë të arsimit, mjekë, sportistë, përfaqësues të artit dhe kulturës, artizanë, gazetarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Në Ditën e Komunës së Tetovës nderuam një pjesë të qytetarëve të dalluar për kontributin e tyre në shoqëri, për një Tetovë më të mirë dhe më cilësore.
Ka shumë tetovarë që e meritojnë mirënjohjen tonë të thellë, por kësaj radhe komisioni zgjodhi veteranë të arsimit, mjekë, sportistë, njerëz të artit dhe kulturës, artizanatet, gazetarë dhe njerëz të dalluar nga fusha të ndryshme.
Urime 3 marsin, Ditën e Komunës së Tetovës!
Bashkërisht e çojmë Tetovën drejt zhvillimit dhe mirëqenies.










