Trendy

Konflikt familjar para Qendrës për Punë Sociale në Gostivar – denoncime të ndërsjella nga bashkëshortët

Para 2 muaj

Më 05.02.2026 në ora 18:40, një grua 33-vjeçare nga rrethina e Gostivarit ka raportuar në DPB Gostivar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 42-vjeçar, me të cilin ndodhet në procedurë divorci.

Ngjarja ka ndodhur pranë Qendrës për Punë Sociale Gostivar, ku ajo kishte shkuar për të marrë djalin e tyre të mitur.

Më vonë, në ora 20:30, edhe 42-vjeçari ka paraqitur denoncim, duke pretenduar se rreth orës 17:00 bashkëshortja ka ushtruar forcë ndaj djalit të tyre dyvjeçar, i cili refuzonte të shkonte me të.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.

Trending