Maqedoni

“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 20, 2025, 02:01

Rreth 1200 persona janë paraqitur në konkursin e dhjetorit për punësimin e 600 policëve të rinj, theksojnë për Alsat nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq vijon procesi i seleksionimit. Sipas shpalljes, gjysma e kandidatëve të zgjedhur do të punësohen në Shkup, ndërkaq të tjerët nëpër sektorët për punë të brendshme në mbarë vendin.

Të dhënat e siguruara nga Alsat tregojnë se për 10 vitet e fundit vazhdimisht ka rënie të interesimit për tu bërë polic.

Nëse dikur për një vend në polici kishin konkurruar 10 persona, me konkursin e fundit për një pozitë luftojnë vetëm 2.

Konkursi, po zhvillohet në mungesë të një mekanizmi ligjor për sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, pasi Gjykata Kushtetuese në tetor të vitit të kaluar e shfuqizoi balancuesin, gjegjësisht ndaloi punësimet në bazë të përkatësisë etnike. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht për Alsat theksoi se pavarësisht këtij fakti, do të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

“Janë të mirëseardhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme të gjithë ata që e duan Maqedoninë dhe të cilët janë të gatshëm ta japin jetën për sigurinë e qytetarëve të tyre, për familjet e tyre. Profesionistë kemi, profesionistë do të ndërtojmë në të ardhmen. Po, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme punojnë profesionistë edhe maqedonas, edhe shqiptarë, edhe turq edhe vlleh, romë serbë, boshnjakë…”, deklalroi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Kandidatët në procesin e seleksionimit, krahas kushteve të përgjithshme, duhet të kenë aftësi shëndetësore dhe psikofizike.

Procedura e seleksionimit të kandidatëve zbatohet nga ana e Komisionit për zgjedhje të kandidatëve për polic i formuar nga ana e ministrit i cili e përcakton sekuencën e fazave të seleksionimit. Fillimisht bëhet seleksionimi administrativ, pastaj vijohet me testimin e aftësive motorike ku bëhet kontrolli i gatishmërisë fizike të kandidatit. Kandidatët më pas u nënshtrohen testimit psikologji dhe testimit të përgjithshëm arsimor. Nëse kalon këto faza, kandidati ftohet për intervistë, gjegjësisht bisedë individuale, pas çka kryhen kontrollet e sigurisë dhe bëhen kontrollet shëndetësore.

Nëse kandidati me sukses i kalon këto faza, atëherë lidh marrëveshje për trajnimin bazë për polic në afat prej një viti, i cili realizohet në Qendrën për Trajnim të MPB-së. Pas përfundimit të trajnimit bazë, kandidati lidh marrëveshje dhe fiton statusin “polic-praktikant”. Polici i ri, detyrohet që së paku të mbetet në punë pesë vjet, në të kundërtën duhet t’i kompensojë për trefish shpenzimet për trajnim.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, paralajmërojnë se të shtunën do të bëhet promovimi i policëve të rinj, të cilët janë zgjedhur nga konkursi paraprak. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_1761
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
IMG_1758
Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë
IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1748
“Konkursi”, rënie e dukshme e interesimit për policë
IMG_1738
Kocevski: Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati