Maqedoni

Konstatimet e Antikorrupsionit për udhëtimin në SHBA, Mickoski: Biri im, të lutem të më falësh

Autori

Autori

Portali Tetova

October 9, 2024, 03:10

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar pas vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, që hodhi poshtë denoncimin në lidhje me djalin e tij, i cili udhëtoi bashkë me kryeministrin në SHBA. Mikcoski kërkoi falje deri te djali i tij, i cili sipas kryeministri, i përjetoi këto akuza, vetëm pse ishte djali i tij.

“E akuzuan Jovanin, e gjykuan dhe e dënuan pa treguar asnjë provë. Fajtor ishte vetëm se është djali im. Mbetet pjesa e hidhur e gënjeshtrave të LSDM-së dhe megafonëve të tyre, veçanërisht pasi ata sulmuan një adoleshent që do të jetojë, mësojë dhe ndërtohet si person në një mjedis në të cilin shkaba politike nuk zgjedh mjete dhe metoda në arenën politike. Dhe pastaj ke një hazard moral, ata e ndërtojnë lumturinë me përfshirjen e të tjerëve në politikë, sepse nuk munden me fakte dhe argumente reale. Por e vërteta fitoi. Unë kurrë nuk kam shkelur ligjin në sjelljen time dhe do të vazhdoj ta bëjë të njëjtën. Dhe ti biri im…, të lutem të më falësh, nuk ke faj që duhet ta përjetosh gjithë këtë. Ne do të jetojmë së bashku për të fituar për Maqedoninë dhe kurrë nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë me asnjë adoleshent në të ardhmen”, shkroi Mickoski.

Komisioni Antikorrupsion bëri të ditur sot se denoncimi për udhëtimin e djalit të kryeministrit është hedhur poshtë pasi pas kontrollit të dokumentacionit nuk është konstatuar shkelje e dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, gjegjësisht nuk është konstatuar përdorimi i fondeve buxhetore për qëllime private. Sipas KSHPK-së, nga dokumentacioni i dorëzuar për akomodimin në hotel të anëtarëve të delegacionit shtetëror në SHBA, është konstatuar se djali i kryeministrit nuk ka qëndruar në të njëjtat hotele ku kanë qëndruar pjesëtarët e delegacionit, por në akomodim në apartament dhe se këto shepnzime nuk ishin faturuar në emër të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?

Më shumë nga kategoria

IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_1957
Aplikacionet që harxhojnë më së shumti internet
IMG_1949
Balancuesi/ Arbër Ademi: Kushtetuesja e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit, na ktheu para vitit 2001
IMG_1948
Konstatimet e Antikorrupsionit për udhëtimin në SHBA, Mickoski: Biri im, të lutem të më falësh
IMG_1946
Dilema! Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri s’do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë që do të përurohet nga Erdogani
IMG_1945
Merr fund pritja, zbulohet data e nisjes së “BBV Kosova 3”
IMG_1942
Arritën mbi 11 mijë vaksina kundër Covid-19 në RMV

DIASPORA