Më 06.02.2026 rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me DPB Gostivar, kanë realizuar një kontroll aksion në një objekt hotelierik në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit.
Gjatë aksionit janë gjetur dhe ndaluar katër shtetas të huaj: J.S. (22), T.T. (39) dhe A.J. (21) nga Serbia, si dhe A.M. (21) nga Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të qëndrimit turistik.
Personat janë shoqëruar në stacion policor, ku janë mbajtur për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse.





