Tetovë/Gostivar, 11 qershor 2025 – Gjatë ditës së djeshme, më 10 qershor, në territorin e SPB Tetovë janë zhvilluar kontrolle të përforcuara të komunikacionit, me fokus të veçantë tek parkimi i parregullt dhe shkeljet e tjera të rregullave të qarkullimit.
Janë sanksionuar gjithsej 19 drejtues për parkim të gabuar, ndërsa 28 automjete janë larguar nga hapësirat publike përmes automjetit të “pajkut”. Gjithashtu, janë regjistruar 88 shkelje të tjera të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Aksionet e tilla do të vazhdojnë me intensitet të lartë në ditët në vijim.










