Pas marrjes së urdhrit nga Gjykata Themelore e Tetovës, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në periudhën nga ora 21:30 deri në 22:30.
Gjatë kontrollit, në shkallët pranë hyrjes së shtëpisë janë gjetur tri korniza të zbrazëta për pushkë automatike dhe dy fishekë të kalibrit të panjohur, të cilat janë sekuestruar.
Po atë ditë, në orën 19:30, bashkëshortja e të dyshuarit kishte raportuar në SPB Tetovë se ishte lënduar fizikisht gjatë dhunës në familje dhe se i ishte rrezikuar siguria nga bashkëshorti i saj.
Pas masave të ndërmarra nga policia, M.D. është privuar nga liria dhe është mbajtur në ambientet e SPB Tetovë.
Për rastin është dorëzuar raport në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës, me kualifikim juridik për veprën penale të prodhimit, mbajtjes, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse, sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 45-vjeçarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.











