Gjatë ditës së djeshme (28 janar), në rajonin e SPB Tetovë është realizuar aksion i zgjeruar për kontrollin e automjeteve dhe drejtuesve të tyre.
Gjatë kontrolleve janë sanksionuar 17 drejtues mjetesh për parkim të parregullt, ndërsa 15 automjete janë larguar nga rrugët me automjetin special “merimangë”. Po ashtu, janë evidentuar edhe 35 kundërvajtje të tjera në trafik (24 në Tetovë dhe 11 në Gostivar).
Nga policia apelojnë për respektim të rregullave të komunikacionit dhe paralajmërojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.










