Më 31.07.2026 në ora 16:30, bazuar në urdhër gjykate, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer kontroll në një shtëpi dhe objektet ndihmëse të L.M. (36) në Tetovë. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të bardhë pluhur.
Po të njëjtën ditë, në ora 18:00, me urdhër gjykate, policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të R.T. (37) në fshatin Trebosh të Tetovës, ku është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Ndërkaq, në ora 19:00, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e N.A. (41) në fshatin Dobrosht të Tetovës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe hashash.
Të tre personat janë privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.










