Maqedoni

Kontrolle të forta për ajër më të pastër dhe gjoba për shkelësit, thonë nga Qyteti i Shkupit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 5, 2025, 02:01

Inspektorët e Qytetit të Shkupit vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara inspektuese në terren 24 orë, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit. Shqiptohen dënime pa kriter për të gjithë ata që nuk e respektojnë ligjin, ndotin mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka shqiptuar gjoba nga 9 deri në 100 mijë euro për persona juridikë dhe gjoba përkatëse ndaj personave fizik, te të cilët është konstatuar se krijojnë deponi ilegale, i djegin dhe e shkelin ligjin, njoftuan sot nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në qytetin e Shkupit.

“Në kushtet e rritjes së ndotjes së ajrit të qytetit të Shkupit, përveç Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, në qytet janë gjithsej 14 institucione tjera që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në rast të ndotjes së mjedisit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve. Ndër to janë, Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, Shërbimet inspektuese të dhjetë komunave në qytetin e Shkupit”, theksuan nga atje.

Në kumtesë shtohet se deri më tani çdo ditë reagon vetëm Qyteti i Shkupit, “ndërsa të tjerët nuk veprojnë, edhe pse e kanë obligim ligjor.

“Gjatë javës së kaluar, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba për më shumë se 20 autorë dhe çdo javë janë shqiptuar mesatarisht nga 20 deri në 30 sanksione. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka ngritur disa kallëzime penale për hedhjen dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor, për përgjegjësi penale kundër kryerësve të konstatuar hedhjen e mbeturinave të rrezikshme, me të cilat dëmton qytetin dhe rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Shkupit”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, Qyteti i Shkupit zbaton masa specifike gjatë gjithë vitit, gjegjësisht jepen subvencione për inverterë, biçikleta, pastrim oxhaqesh, ndërrim të kulmeve nga azbesti.

Nga Qyteti i Shkupit theksuan se bëhet pastrimi i shpeshtë mekanik i rrugëve dhe trotuareve në kompetencë të qytetit dhe larja e tyre kur e lejojnë kushtet atmosferike, në përputhje me afatet ligjore.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_0282
DW: Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit
IMG_0271
Stuhia në Meke/ Hoxha nga Tetova: U kënaqëm, elhamdulilah, mjafton me pa këtë fotografi edhe e kupton se si është gjendja e mysafirëve të Zotit
IMG_0270
Mbi 100 viktima nga tërmeti në TibetMbi 100 viktima nga tërmeti në Tibet
IMG_0268
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
bora-moti
Nga fundjava borë në të gjithë Maqedoninë
IMG_0264
SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit