Maqedoni

Kontrolle të shtuara në parkun kombëtar “Mali Sharr” për prerjen ilegale të druve

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 3, 2024, 02:11

Pasi bënë mbledhjen e zakonshme, morën detyrat, u nisën për në malësi, ku edhe do bënin kontrollet e duhura ditore. Por sot në shoqërim edhe të Drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” dhe inxhinieres së pylltarisë Anella Stavreska.

“Pas takimit koordinativ në zyrat e parkut, dhe marrjes së detyrave, ne u nisëm si grup bashkë me rejnxherin dhe dy inxhinierët e pylltarisë në drejtim të fshatrave Brodec, Veshallë dhe Bozofcë, për monitorimin e përgjithshëm, por veçanërisht për prerjet ilegale të druve dhe atyre të rregullta për banorët e fshatrave të malësisë”, tha Ibrahim Dehari, Drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Fillimisht kontrolli filloi në malësinë e fshatit Brodec.

“Prerjet ilegale ishin shumë më të mëdha në të shuarën, por si institucion i ri tani bëjmë kontrolle të shtuara. Por, sërish ka prerës ilegal. Ata që i identifikojmë i ndalojmë dhe i procedojmë lëndët në gjyq dhe ka masa të caktuara për to. Ka edhe të dënuar tashmë. Numri është i vogël i të kapurve, dhe me sasi të vogla me një tre metër e tjera, ka rreth 12 raste sivjet. Ky fenomen ka ndryshuar tashmë, sepse vetëm banorët rezident mund të presin në pyjet shtetërore, e të tjerëve jo”, shtoi Ibrahim Dehari, Drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Numri i prerësve ilegal të druve është zvogëluar, shkaku se për këtë ndihmojnë banorët vendas, të cilët sipas drejtorit Dehari, informojnë parkun për çdo aktivitet ilegal që shohin.
Rasti i fundit ka qenë një banor i Shipkovicës që është kapur duke prerë dru ilegalisht, dhe të njëjti i është marrë përveç druve, edhe automjeti.

“Rasti ku unë isha në kontroll, ka qenë mbi Shipkovicë, ku kapëm dy persona që prisnin dru ilegalisht. Ne bëmë procedurën, madje thirrëm edhe policinë që e kryen procedurën e vete. Pastaj bëmë procedurë edhe në prokurori”, u shpreh Fariz Farizi, Rojtar i Parkut kombëtar.

Prerja e druve ilegalisht nuk është problemi i vetëm që hasin kontrolluesit e parkut kombëtar. Një problem në vete dhe goxha i madh është edhe gjuetia brenda zonës së parkut kombëtar, e cila, edhe pse është tërësisht e ndaluar, sërish ka shkelës të kësaj rregulle.

“Gjuetia në parkon Kombëtar nuk është e lejuar. Praktikat e mëparshme tregojnë se bëhet fjalë për një aktivitet që kryesisht bëhet për kënaqi, dhe nuk është për ushqim apo interes ekonomik është thjeshtë kënaqësi. Por në parkun Kombëtar ka njerëz tjerë që shëtisin që bëjnë turizëm, andaj në parkun kombëtar nuk ekziston gjueti e lejuar. Megjithatë përballemi me gjueti ilegale, mundohemi ta heqim këtë veti por nuk është aq e lehtë. Situata është e lehtë për tu shpjeguar, në zonën e mbrojtur assesi nuk lejohet gjuajtja e capës së egër, që lëvizin kryesisht në pjesën gurore ku është e mbrojtur, po ashtu derri i egër, ariu, risi apo ujku. Mbetën vetëm dy që janë atraksion për gjuetarët, dreri dhe derri i egër. Deri më tani nuk kemi kapur gjuetar në të zezë por ka informata që ka gjueti ilegale dhe është çështje kohe se kur do kapen këto shkelës të ligjit”, tha Anella Stavreska, inxhiniere e pylltarisë.

Sot për fat të mirë, edhe pse kaluam gjithë ditën në malësi, nuk hasëm në prerës ilegal të pyjeve apo gjueti ilegale, por jo çdo ditë është kështu e qetë, thonë nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”. Ndryshe, në vit, në malin Sharr, priten qindra metra dru në mënyrë ilegale, që shfrytëzohen kryesisht për ngrohje, por dëmi që shkaktohet nga kjo prerje e pakontrolluar e druve, shpesh sjell deri tek vërshimet e fshatrave dhe qytetit, si pasojë e shkatërrimit të mbajtësve kryesor të tokës por edhe rrjedhës së duhur të lumenjve dhe përrenjve përgjatë malit Sharr./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_8866
Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen
IMG_8853
Reshjet e borës në malësinë e Tetovës, Kasami del në terren! (FOTO)
IMG_8850
IN Ansambli Muzikor - Tetovë ju fton në koncertin e paharrueshëm të fundvitit!
IMG_8849
Sekondat kritikë të rënies së avionit, pasagjeri brenda regjistron gjithçka (PAMJE)
IMG_7612
MPB: Kallëzime Penale ndaj 12 policëve për “keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare”
IMG_8846
Paralajmërimi i Erdogan për rebelët kurdë: Dorëzoni armët ose do të groposeni bashkë me to