Trendy

Kontrollet rrugore në Tetovë dhe Gostivar – 90 kundërvajtje, 9 makina tërhiqen me “merimangë”

Para 6 muaj

🚓 Kontrollet rrugore në Tetovë dhe Gostivar – 90 kundërvajtje, 9 makina tërhiqen me “merimangë”

Gjatë ditës së 23 majit, policia e SPB Tetovë ka realizuar një aksion të gjerë kontrolli në rrugët e qytetit dhe rrethinës. Në këtë operacion janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 90 kundërvajtje në komunikacion, përfshirë 31 raste të parkimit të paligjshëm (TE-20, GV-11), ku 9 automjete janë tërhequr me mjetin “merimangë”.

Po ashtu, janë sanksionuar edhe 59 shkelje të tjera të rregullave rrugore, përfshirë drejtim të mjetit pa patentë shoferi, përdorim telefoni gjatë ngasjes, mungesë dokumentacioni dhe shkelje të sinjalistikës rrugore. Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Trending