Në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski derisa njoftoi se seanca përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të mbahet në fillim të marsit, derisa vendimi përfundimtar sipas tij pritet të merret më së voni gjatë muajit maj. Kostadinovski në konferencën e sotme për shtyp u shpreh i prerë se varësisht nëse i pëlqen dikujt apo jo, vendimi rreth kësaj çështje do të merret.
“I pëlqen apo jo dikujt, ne do të sjellim vendim për këtë lëndë”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në konferencën e sotme për media.
Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe të gjatë kemi qenë dëshmitarë të një dhune politike të pashembullt, ndikim, presione në një farë mënyre dhe shantazh të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është rezultat i mungesës së theksuar të kulturës elementare politike, për të mos përmendur kulturën kushtetuese, tha Konstadinovski.