Trendy
Screenshot

KQZ: Deri në ora 17:00 kanë votuar 28.21% të qytetarëve më të drejtë vote, rreth 10% më pak se në dhjetor

Para 2 orë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë përditësimin e fundit, nga përqindja e qytetarëve që kanë dal për të votuar.

Sipas përditësimit të orës 17:19, deri në ora 17:00 kanë votuar 28,21% të qytetarëvë me të drejtë vote.

Në listën e votuesve janë 1 milionë e 959 mijë e 962 votues ndërkaq deri tani kanë votuar vetëm 552 mijë e 949 qytetarë.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara të 28 dhjetorit, që deri në ora 17:00 kishin votuar 38,63%, tani janë rreth 10% më pak qytetarë të kanë votuar.

Temperaturat e larta apo zgjedhjet e shpeshta po supozohen të jenë arsyet e daljes në numër kaq të vogël të qytetarëve për të votuar.

Komuna me më së shumti qytetarë që kanë votuar është ajo e Ranillugës me 49,92% ndërsa ajo që kanë dal më së paku është ajo e Dragashit me 17,23%. /Lajmi.net/

Trending