Trendy

Krenar Lloga ka një porosi për liderët e VLEN-it dhe Arben Taravarin

Para 11 muaj

Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga dhe përsoni më i afërt i Ziadin Selës ka lënë një porosi për drejtuesit e VLEN-it dhe Arben Taravarin, informon portali “tetova1”.

Në një publikim në facebook, Llloga shkruan:

Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se:
do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë.
ose nëse dikush del për të bërë një “dush patrioti” dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten.
Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë.
Ajdeni në një front të përbashkët shqiptarësh.

Trending