Trendy

Kreu i Komunës së Tearcës takon Zv.ministren Zekolli

Para 2 muaj

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka zhvilluar një takim pune me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli, me të cilën ka diskutuar për realizimin e projekteve strategjike me rëndësi të veçantë për këtë komunë, përcjell tetova1

“Sot pata takimin me zëvendësministren e Transportit, znj. Kaltrina Zekolli, me të cilën biseduam për realizimin e projekteve strategjike me rëndësi të veçantë për Komunën e Tearcës. U dakorduam që me përmirësimin e kushteve klimatike dhe me ardhjen e pranverës, aktivitetet të fillojnë konkretisht në terren”, ka bërë të ditur Memishi.

Ai theksoi se angazhimi i komunës mbetet i palëkundur për zhvillim të qëndrueshëm, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tearcës.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt konkretizimit të projekteve që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal dhe në krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj komune./tetova1.mk

Trending