Trendy

Kriza e re në Lindjen e Mesme: Izraeli nis zhvendosjen e palestinezëve nga qyteti më i madh i Gazës!

Para 8 muaj

Ushtria izraelite po bëhet gati për të nisur zhvendosjen me forcë të palestinezëve nga qyteti Gazës.

Njoftimi u bë të shtunën vonë, disa ditë pasi Izraeli konfirmoi planin për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, qendrës më të madhe urbane të Enklavës, plan i cili ka ngitur alarm ndërkombëtar.

Sipas ushtrisë, duke nisur nga kjo e diel, banorët e Gazës do të pajisen me tenda dhe paisje të tjera strehimi përpapra se të zhvendosen nga zona e luftimeve në jug të vendit për të garantuar sigurinë e tyre.

Pajisjet e strehimit do të transferohen nëpërmjet pikës kalimtare Kerem Shalom në Gazën jugore nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare të ndihmës, pasi të inspektohen nga personeli i ministrisë së mbrojtjes.

Deri tani nuk është caktuar afati kur do të nisë zhvendosja, ndërsa i gjithë Rripi i Gazës është zhvendosur disa herë në dy vitet e fundit mes bombardimesh dhe krizës së urisë të shkaktuar nga Izraeli.

Edhe në ditët e fundit, banorët e qytetit të Gazës kanë raportuar sulme të shpeshta ajrore që kanë synuar zonat e banuara.

Sipas Hamasit, qyteti po shënjestrohet me avionë luftarakë, artileri dhe dronë.

Plani për zhvendosjen e popullsinë e qytetit të Gazës është kundërshtuar nga Hamasi.

Grupi militant tha se kjo do të ishte një valë e re gjenocidi dhe zhvendosjeje për qindra banorë dhe se vendosja e tendave do të ishte një mashtrim i hapur për të mbuluar krimet e Izraelit.

Trending