Trendy

Kryebashkiaku i New Jork-ut flet shqip me reperin Action Bronson: Të bëftë mirë (VIDEO)

Para 2 orë

Kryebashkiaku i New Jork-ut, Zohran Mamdani ka tërhequr vëmendjen teksa shfaqet në një video teksa flet shqip. Videoja po bën xhiron e rrjetit, teksa Mamdani flet shqip me reperin me origjinë shqiptare Action Bronson.

“Të bëftë mirë”, përsëriti Mamdan pasi dëgjoi Bronson teksa më pas e pyet se çfarë kuptimi ka kjo fjalë.

Ky moment u regjistrua në episodin më të fundit të serisë së reperit të njohur “FTD”, ku i ftuar ishte Mamdani.

Episodi është vlerësuar si një nga më të veçantët e “FTD”, duke ndërthurur kulturën, ushqimin dhe humorin, ndërsa momenti me shqipen ka marrë vëmendje të veçantë nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.

 

 

Trending