Trendy

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Po shqyrtoj arrestimin e Netanyahut nëse vjen në Nju Jork

Para 44 minuta

Ne shtator, Benjamin Netanyahu mund të gjendet përballë një situate të pazakontë: të hyjë në selinë e Kombeve të Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa ndaj tij ekziston një urdhër arresti dhe një kryebashkiak që po shqyrton nëse ai mund të zbatohet.

Kryebashkiaku i ri demokrat i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka njoftuar se po verifikon nëse ekzistojnë mjete ligjore për të zbatuar urdhrin e arrestimit të lëshuar ndaj kryeministrit izraelit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN).

“Besoj se kryeministri Netanyahu duhet të gjykohet në Hagë”, deklaroi Mamdani gjatë një interviste për New York Times, duke iu referuar liderit izraelit si “një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare”.

Netanyahu dhe ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, akuzohen nga GJPN për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit në Rripin e Gazës pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

Mes akuzave janë përdorimi i urisë si metodë lufte, përmes mohimit të furnizimeve të domosdoshme për mbijetesën e popullsisë civile, si dhe akuza për vrasje, përndjekje dhe akte të tjera çnjerëzore.

Trending