Trendy

Kryeministri i Spanjës thotë se pushimi i Genlandës do ta lumturonte Putin

Para 2 muaj

Qëndrimet e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Grenlandës kanë sjellë reagime të forta nga disa prej liderëve evropianë. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se një pushtim amerikan i ishullit do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Deklaratën e bëri në një intervistë ekskluzive për gazetën spanjolle “La Vanguardia”.

“Nëse përqendrohemi te Grenlanda, duhet të them se një pushtim i atij territori nga SHBA-të do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Pse? Sepse do të legjitimonte përpjekjen e tij për pushtimin e Ukrainës”.

Sipas tij, një pushtim i tillë do të sillte pasoja të rënda për NATO-n. Ky koment i kryeministrit spanjoll ka ardhur pas paralajmërimit të presidentit Trump, i cili ka kërcënuar me rritje të tarifave disa shtete evropiane, përfshirë Danimarkën, që kanë kontribuar në misionin ushtarak të NATO-s në Groenlandë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të Trump.
“Për mua, rritja e tarifave është një gabim. Duhet të shmangim eskalimin dhe të kthehemi në dialog. Grenlanda është një territor strategjik dhe për këtë arsye, angazhimi i vendeve evropiane për ta mbrojtur duhet kuptuar si një përpjekje për të parandaluar ndikimin e aktorëve armiqësorë, jo si një nismë kundër SHBA-ve”.

Kryeministrja italiane ka kërkuar një qasje më të matur dhe ka theksuar se NATO është forumi i duhur për të menaxhuar këtë situatë pa krijuar përçarje ndërmjet aleatëve.

Ndërkohë, nga Shtetet e Bashkuara, zëvendës Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka mbështetur qëndrimin e presidentit Trump mbi Grenlandën, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij territori.
“Groenlanda ka një rëndësi strategjike për ne. Po ashtu, është e rëndësishme për të gjithë ata që mbrojnë lirinë dhe sigurinë në botë”.

Megjithatë, në një moment të tensionuar diplomatik, ministri i Jashtëm i Holandës, David van Weel, ka akuzuar SHBA-të për përdorimin e “shantazhit” ekonomik, duke thënë se këto kërcënime nuk do të ndihmojnë as Grenlandën dhe as aleancën e NATO-s.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Grenlandës, kundër qëllimeve të Trump për të marrë kontrollin e territorit që vetëqeveriset nën fronin danez. Protestat ishin më të mëdhatë që janë organizuar ndonjëherë në këtë vend.

Protestuesit valëvitën flamurin e tyre kombëtar dhe brohoritën: “Grenlanda nuk është në shitje”, duke mbështetur vetëqeverisjen e tyre përballë kërcënimeve në rritje për një pushtim nga SHBA-të.

Trending