Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez kritikoi sot ashpër qeverinë izraelite për shkelje të së drejtës ndërkombëtare mes tensioneve të vazhdueshme me Iranin, transmeton Anadolu.
“E drejta ndërkombëtare sot po shkelet në thelb nga një vend, që është qeveria e Izraelit”, tha Sanchez gjatë një konference për media pasi zhvilloi një takim me presidentin kinez, Xi Jinping në Pekin.
Ai kujtoi se Spanja, që nga momenti i parë, e ka përshkruar luftën “të nisur në mënyrë të njëanshme” nga SHBA-të dhe Izraeli si një “gabim” dhe “paligjshmëri”.
Sanchez theksoi se në momentet kur rendi ndërkombëtar “po vihet hapur në pikëpyetje”, bota duhet të kthehet te parimet dhe bazat.
“Sepse nga aty ndërtohet kjo e ardhme dhe prosperitet. Dhe kjo është arsyeja pse Spanja është kaq e vendosur dhe kaq e zëshme në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare”, shtoi ai.










