Kryetari i tifo-grupit “Shvercerat”, Fatmir Jashari, ka dalë me një apel publik duke kërkuar nga politikanët që të mos e keqpërdorin situatën e klubit për përfitime politike.
Ai në veçanti përmendi ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin, për të cilin tha se gjatë 12 viteve të fundit, si ministër apo zëvendëskryeministër, nuk ka treguar asnjë interes për klubin apo për vetë tifozët.
POSTIMI I PLOTË:
Si kryetar i tifo grupit Shvercerat, dua të bëj apel që politikanët mos të keqpërdorin gjendjen e klubit për poena politik.
Sidomos këtë e them për z. Bujar Osmanin të cilin nuk e njohim prej dje. 12 vite ka qenë herë ministër e herë zv. kryeministër, asnjëherë nuk është interesu aspak as për klubin tonë e as për ne Shvercerat.
12 vite ka treguar 0 interes, orandaj sot nuk ka të drejtë morale me e përmend emrin e klubit tonë, për përfitime momentale politike.
Stop politizimit!
Klubi nuk është fletushkë zgjedhore është histori, gjak e dashni!






