Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka zhvilluar një takim të veçantë me mërgimtarin nga fshati Merovë, Beshir Limani, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali.
Limani është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare të kulinarisë, duke arritur suksese të mëdha në garat prestigjioze të pizzës klasike. Ai ka fituar disa çmime të rëndësishme, mes të cilave:
• 2008 – Vendi i II-të në Kampionatin Evropian, Kopenhagen, Danimarkë 🇩🇰
• 2011 – Vendi i II-të në Kampionatin Evropian, Budapest, Hungari 🇭🇺
• 2013 – Vendi i III-të në Kampionatin Botëror, Parma, Itali 🇮🇹
• 2014 – Vendi i III-të në Kampionatin Botëror, Romë, Itali 🇮🇹
Kryetari Sejdiu e cilësoi historinë e tij një shembull frymëzues për të rinjtë, duke theksuar se puna, pasioni dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit kudo në botë.
“Historia e Beshirit na mbush me krenari dhe është dëshmi se shqiptarët, me mund dhe talent, shkëlqejnë kudo që ndodhen”, u shpreh kryetari i Komunës së Zhelinës.






