Trendy

Kasami: Në mandatin e dytë do të forcojmë mbështetjen për bizneset vendore

Para 2 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidat i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës, Albi Qamili, zhvilluan sot vizita në tre nga bizneset më të njohura dhe më të suksesshme të qytetit, fabrikën e qumështit “Alpi Milk”, fabrikën e dyshekëve “Feder Bau” dhe kompaninë e sanitarisë “Zbukurimi”.

Gjatë vizitave, Kasami theksoi rëndësinë e mbështetjes së ndërmarrësisë lokale, duke rikujtuar politikat komunale që synojnë të krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin e bizneseve.

“Gjatë udhëheqjes sonë me Komunën e Tetovës, e kemi mbështetur ndërmarrësinë, jemi angazhuar për krijimin e klimës së volitshme për bizneset dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më shumë në mandatin e dytë,” – u shpreh Kasami.

Ai theksoi gjithashtu se bizneset lokale janë motor i ekonomisë tetovare dhe meritojnë përkrahjen institucionale.

“Bizneset lokale ndihmojnë me rritjen e punësimit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies të shumë familjeve tetovare. Prandaj e meritojnë vëmendjen dhe përkrahjen e komunës!” – shtoi ai.

Kasami bëri të ditur se në mandatin e ardhshëm fokusi do të jetë në zhvillimin e infrastrukturës ekonomike dhe lehtësimin e procedurave për investitorët vendas.

Trending