Trendy

Kryetari Kasami pritet me entuziazëm në Vicë: Banorët mbështesin mandatin e dytë

Para 1 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, zhvilloi një takim mbresëlënës me banorët e fshatit Vicë, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamili, shefin e shtabit zgjedhor Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë. Prania masive e qytetarëve u vlerësua si dëshmia më e qartë e besimit që banorët kanë për vizionin e tij.

Kasami rikujtoi se investimi në rrugën e fshatit Vicë është një shembull konkret se premtimet e dhëna janë kthyer në vepra, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se projektet e reja do të sjellin zhvillim të barabartë në të gjitha fshatrat e komunës. Atmosfera e entuziazmit dhe shpresës që mbizotëroi në takim u pa si sinjal i qartë i mbështetjes së fortë që banorët i japin kandidaturës së tij për 19 tetorin.

Trending