Kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beairi, është bërë viktimë e një vjedhjeje të pazakontë, shkruan tetova1
Sipas një postimi të faqes “Duam Çair të Pastër”, sot pas namazit të Xhumasë, Beairit i vodhen këpucët te xhamia e Dëshmorëve.
“Turp, turp, turp! Sot pas namazait të Xhumasë kryetarit të komunës së Haraçinës ja vodhen këpucët te xhamija e Dëshmorëve. O njerëz, teshat huj e jotja nuk bëhet kurrë, kthejani njerit këpucët,” thuhet në postim.

Rasti ka tërhequr reagime në rrjetet sociale, ku qytetarët kërkojnë kthimin e pronës së vjedhur dhe shprehën habinë për ngjarjen e pazakontë./tetova1.mk





