Profesori universitar njëherazi rektor i UNT, Izet Zeqiri ka krahasuar zhvillimin e Ferizajit në krahasim me Tetovën duke marë si shkas vizitat dhe zbukurimet e fundvitit të Ferizajit dhe krejt Kosovës.
“Tetova vs Ferizaji!!!
Ku ishim si Tetovë e ku mbetëm, na tejkaloi edhe Ferizaji!
Me shkas, vizita dhe zbukurimet e fundvitit të Ferizajit dhe krejt Kosovës.
Nisesh nga Tetova e katandisur dhe depresive në çdo aspekt, dhe bën krahasim me qytetin e Ferizajit , e zbukuruar dhe aq shumë e zhilluar, si një ndër qendrat më të reja të Kosovës. Me një ekonomi të zhvilluar në vitet e vonshme, të bën të pyesish veten, Çka ndodhë me Tetovën? kush e kapur ate…?
Kur Tetova kishte shumëçka, Ferizaji kishte në të kaluarën historike vetëm vijën hekurudhore (1873) edhe atë stacion hekurudhorë të mirënjohur.
E ndërkaq sot po të shkoni, do të shihni qytetin dhe ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shëndrruar atë në qytet. E për Tetovën nuk mundem të flas, sepse e dini të gjithë ku kemi qenë , e që në shumë elemente krahasoheshin me Prishtinën.
Se pse Tetova është katandisur dhe Ferizaji është zhvilluar aq shumë sa që e ka tejkaluar Tetovën në çdo aspket, përgjigjen e merrni përmes numrave , sepse kur flasin numrat fjalët nuk kanë vlerë…
Komuna e Tetovës buxheti i komunës në 2024 e ka qëne 31.086.000 euro, nga e cila 22,320,104 euro harxhon për paga dhe mëditje, kurse Ferizaji me buxhet 41,184,014, për paga dhe mëditje harxhon shumë pak 20,322,804 euro”, ka shkruar Zeqiri. /tetova1/