Më shumë se 10 milionë njerëz janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike në shtëpitë dhe bizneset e tyre në të gjithë Kubën, pasi rrjeti kombëtar elektrik i vendit u shkëput për herë të dytë brenda një jave.
Ministria e Energjisë e Kubës ka thënë se “ka ndodhur një shkëputje totale e Sistemit Kombëtar Elektrik”, në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Vendi i Karaibeve ka pësuar tre ndërprerje të mëdha këtë muaj, teksa një bllokadë e karburantit e nga SHBA-ja ka ndërprerë importet e naftës së huaj, të nevojshme për të mbajtur në punë centralet elektrike.
Vendi i drejtuar nga komunistët ka një infrastrukturë të vjetër të energjisë elektrike dhe mungesa kronike të karburantit.
Një koalicion i grupeve ndërkombëtare socialiste ka mbërritur në Havanë gjatë fundjavës për të treguar mbështetjen e tyre për qeverinë kubane, duke sjellë me vete donacione ndihme si panele diellore, paketa ushqimore bazë dhe ilaçe.