Një 41-vjeçar nga Kumanova dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht dje në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ndërsa pas sulmit, autorët ua kanë dëmtuar edhe veturën.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), D.T. (41) nga fshati Kojnare e Poshtme e Kumanovës, ka raportuar se më 20 gusht 2026, rreth orës 12:30, në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ai dhe nipi i tij, H.T., pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, janë sulmuar fizikisht nga dy persona.
Sipas denoncimit, gjatë sulmit autorët kanë përdorur edhe një send të fortë.
Pas sulmit fizik, dy personat i kanë dëmtuar edhe automjetin e 41-vjeçarit nga Kumanova.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve.











