Trendy

Kumanovë: Arrestohet zhvatësi në momentin që merrte 2 mijë euro nga viktima!

Para 8 muaj

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person në momentin që po i merrte 2 mijë euro nga një qytetar që e ka paraqitur rastin në polici. Këto ishin pjesë e 300 mijë eurove që deri tani i kishin marrë dy të dyshuarit.

“Kallëzim penal deri te Prokuroria kundër shkupjanëve, 34 vjeçarit Sh.M. dhe 37 vjeçarit F.M., për shkak ekzistimit se kanë kryer veprën penale “zhvatje”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 258, paragrafi 3 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia, e cila me urdhër të gjykatësit ka kryer bastisje në shtëpinë dy të dyshuarve, ku ka gjetur prova materiale.

Ata për tetë vjet kishin marrë rreth 300 mijë euro nga një qytetar i Kumanovës, duke e kërcënuar vazhdimisht. Ai kishte marrë 30 mijë euro nga 34 vjeçari, me marrëveshje që ditën e parë të muajit të kthen borxhin me 16 përqind rritje.

Dje në një kafe në afërsi të pompës së benzinës në hyrje të Kumanovës, 34 vjeçari ishte takuar me viktimën, i cili është dashur të dorëzon 2 mijë eurot e këtij muaji. Në atë moment, me marrëveshje paraprake, Policia e ka arrestuar të dyshuarit. (Portalb.mk)

Trending