Kumanova nuk po gjen qetësi. Edhe sot është regjistruar një rast i sulmit, por këtë herë disa të mitur janë sulmuar nga disa persona të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta, transmeton TV21.
“Më 02.12.2024 në ora 21.25 në SPB Kumanovë, T.A.(43) nga Kumanovë ka denoncuar se në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” në Kumanovë, biri i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët kanë përdorur edhe mjete të mprehta”, thonë nga Policia dhe bëjnë të ditur se ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.