Maqedoni

Kur BDI kritikon sistemin e drejtësisë që vetë e ngriti për 22 vite!

March 26, 2025, 11:03

Shkruan: Naser Selmani

Thonë se mbretëresha e drejtësisë Justicia është e verbër kund ndan drejtësinë, por drejtuesit e BDI-së verbohen kur organet e hetuesisë dyshojnë te ish funksionarët e saj për keqpërdorimeteventuale gjatë qeverisjes gati një çerekshekulli. Histerik ishte reagimi i BDI-së për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për ish ministrin Kreshnik Bekteshi për shkak të dyshimeve se mund të ketë përgjegjësi si drejtues më i lartë i institucionit për tragjedinë e Koçanit.


Ky reagim me piskama i BDI-së do të mirëkuptohej nga opinioni shqiptar në Maqedoninë e Veriut sikur në të kaluarën kjo parti të kishte shkruar kumtesa të zjarrta kundër drejtësisë selektive, kur arrestoheshin shqiptarë të zakonshëm në procese të montuara politike në kohën e bashkëqeverisjes me Gruevskin. Atëbotë BDI-ja heshtte, bile në disa raste i përkrahte aksionet ndëshkuese të regjimit kundër shqiptarëve, duke thënë se drejtësia është e pavarur dhe politika nuk duhet të ndërhyjë në punën e saj.


Shqiptarëve u kujtohet mirë deklarata skandaloze e Bujar Osmanit në rastin e Monstrës, kur ende në fazë të hetimeve ai spekulonte se dikush prej të akuzuarve e ka pranuar fajin.


Pastaj kjo parti nuk duhet të ishte edhe aq e zhurmshme, sepse paraburgimin për ish ministrin Bekteshi e kërkoi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila drejtohet nga prokurori Islam Abazi, njëri nga njerëzit më të besuar të familjes Ahmeti dhe klanit të Kërçovës brenda BDI-së. Kur ka vendosur për rastin e Bekteshit, Prokuroria e Abazit ka pasur dyshim të bazuar se ai mund ta braktisë vendin duke ditur praktikën e ish funksionarëve të tjerë të BDI-së, të cilët nuk kanë guxim të përballen me drejtësinë dhe ia mbathin.
Në këtë rast, Kreshnikun e kanë marrë në qafë bashkëpartiakët e tij, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të cilët u arratisën kur morën vesh se janë të dyshuar për keqpërdorime të ndryshme të detyrës.
Përveç rrezikut që Bekteshi të arratisej, Prokuroria e Abazit, duke caktuar masën e paraburgimit, parandalon rrezikun që i dyshuari të ndikojë mbi dëshmitarët, kur dihet se licenca e punës për objektin në Koçani është e falsifikuar. Dihet se në rastet kur objekti nuk i plotëson kushtet për marrjen e licencës legale, edhe për licencë fiktive jepet ryshfet.
Nëse Kreshniku nuk ka nënshkruar licencën dhe nuk është i përfshirë në mitmarrje, nuk duhet të shqetësohet, sepse nuk ka gjyq që mund ta dënojë.
Megjithatë, edhe një gjë është simptomatike – Kreshnik Bekteshin e mbrojnë avokatët, të cilët në të kaluarën e kanë mbrojtur një Dragan Pavlloviq Llatas (avokatja Anita Begova) dhe kanë kërkuar aktivisht amnisti për të dënuarit e 27 prillit 2017 (avokati Elenko Millanov).


Ky fakt mund të na bëjë të dyshojmë se lidhjet e BDI-së me ish regjimin e Gruevskit ende janë të forta.
Vetë fakti që Bekteshin mbrojnë avokatë të afërt me qeverisjen e Gruevsit, e rrëzon plotësisht tezën kryesore të BDI-së se bëhet fjalë për revanshizëm politik me komponentë të theksuar etnike. Nga gjithsej 34 të arrestuar për rastin e Koçanit, vetëm tre janë shqiptarë.


Sidoqoftë, VLEN-i nuk ka luksin të bëjë kalkulime politike kur shqiptarët kërkojnë drejtësi. Duhet të tregojë vendosmëri të palëkundur dhe të qëndrojë fuqishëm pranë shumicës së shqiptarëve, të cilët janë të etur për drejtësi – qoftë për rastet tragjike, si zjarri në spitalin modular në Tetovë, rastin “Durmo Turs” në Laskarcë, rastin “Besa Trans” dhe shumë të tjera.
Ende e kemi të freskët rastin e spitalit modular në Tetovë, kur 14 shqiptarë u dogjën të gjallë për shkak të fajit të pushtetit. Ishte pikërisht BDI-ja, e cila duke i keqpërdorur institucionet e sistemit, e ngulfati protestën e shqiptarëve që kërkonin vetëm DREJTËSI.
Sikur të kishte drejtësi atëherë, ndoshta tragjeditë e tjera do të ishin parandaluar.

Prandaj VLEN-i nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se të jetë në radhët e para të çdo nisme qytetare që kërkon sundimin e ligjit, drejtësi të paanshme dhe luftë kundër korrupsionit, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike.


Nga pjesëmarrja në qeverisje për 22 vite, BDI e ka dëshmuar se nuk shqetësohet për askënd tjetër përveçse për sektën e tyre politike. Ata nuk druajnë nga drejtësia selektive, sepse ata ishin kreatorët e kësaj drejtësie. Ata shqetësohen vetëm për veprat e tyre që i kanë lënë pas.


E sa për veprat e tyre, për to dëshmon edhe SHBA-ja, e cila të zgjedhurin e Ali Ahmetit, Artan Grubi, e vendosi në listën e zezë për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në korrupsion të lartë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore