Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka dhënë sqarime lidhur me përfundimin e mundshëm të luftës së SHBA-së kundër Iranit.
Operacioni po ecën përpara planit, tha ajo, duke ripërsëritur komentet e Trump-it të hënën, por lufta nuk do të përfundojë deri në “dorëzimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Iranit, qoftë ata e pranojnë apo jo”.
“Trump do të jetë ai që do të vendosë kur Irani nuk përbën më një kërcënim të drejtpërdrejtë”, shtoi Leavitt.










