Trendy

Kur do të përfundojë lufta me Iranin? Trump: Do ta di… kur ta ndiej në kockat e mia

Para 55 minuta

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do ta dijë kur lufta me Iranin të mbarojë “kur ta ndiejë”.

I pyetur gjatë një interviste të transmetuar në “The Brian Kilmeade Show” në Fox Radio, se kur do ta dijë se lufta ka mbaruar, Trump u përgjigj: “Kur ta ndiej, në rregull, ta ndiej në kockat e mia”.

Pak momente më parë gjatë intervistës, presidenti sugjeroi se konflikti mund të mos zgjasë shumë më gjatë.

“Nuk mendoj se do të vonojë shumë”, tha Trump.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar operacionet ushtarake kundër Iranit pas fillimit të sulmit të tyre më 28 shkurt.

Që nga fillimi i fushatës, Trump ka ofruar sinjale të ndryshme rreth kohëzgjatjes së konfliktit.

Trending