Një ngjarje alarmante është raportuar në Tetovë më 27 qershor 2025, ku një 29-vjeçare pësoi lëndime trupore nga shembja e një tende lokali në rrugën “Marshal Tito”.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 16:08 është raportuar në SPB Tetovë nga qytetari N.M. se rreth orës 16:00, për shkak të motit të lig dhe erërave të forta, tenda e një objekti hotelierik është rrëzuar, duke lënduar fizikisht K.K. (29) nga Tetova.
Ekipi i policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën. Moti ekstrem që ka përfshirë rajonin po tregon pasojat e para në sigurinë publike, ndërsa qytetarët këshillohen të qëndrojnë larg strukturave të përkohshme gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike.










