Trendy
Screenshot

Kur u bashkuan dy dasma

Para 7 orë

Shkruan Elbasan Munishi

Kur u bashkuan dy dasma

Viti 1990 ( qershor )ka mbetur i skalitur thellë në kujtesën time. Isha fëmijë atëher dhe bashkë me vëllezërit e mi, prindet po përgatiteshim për dasmen synetis . Në shtëpi kishte gëzim, njerëz, përgatitje… një festë e madhe familjare.
Por atë vit, sikur Zoti kishte vendosur që në familjen tonë të bashkoheshin dy dasma.
Njëra ishte festa jonë gëzimi i fëmijëve.
Tjetra ishte shumë më e madhe… lirimi nga burgjet jugosllave i dajallarëve të mi: Zaimit, Remziut dhe Vebiut..
Shtëpia e NËNËS MADHE – HATIXHE , gjyshes sime u kthye në një vend pelegrinazhi. Vinin njerëz nga të gjitha viset shqiptare. Vinin për t’i parë, për t’i përqafuar, për të ndarë gëzimin e kthimit të tyre. Ajo shtëpi e vogël me xhama të thuer te dritareve dukej sikur mbante brenda gjithë botën SHQIPTARE.

Por një kujtim më ka mbetur i paharruar.
Isha te gjyshja. Ishte afërsisht ora pesë e mëngjesit. Jashtë ende ishte errësirë. Papritur u dëgjua një trokitje në xhamin e thyer të dritares.
Gjyshja u zgjua dhe pyeti:
Kush është?
Nuk pati përgjigje.
Ajo pyeti edhe një herë:
Kush është?!
Dhe atëherë, nga ana tjetër e xhamit, erdhi një zë që ajo e kishte pritur për vite: (10 vite )
— Jam unë, nënë… Vebiu!
Ndoshta për dikë do të ishte vetëm një trokitje në një xham të thyer.
Por për një nënë që kishte pritur të birin nga burgu, ajo trokitje ishte më e madhe se çdo muzikë dasme.
Atë vit, në të vërtetë kishim vetëm një festë.
Por në zemrat tona u bënë dy dasma.
Njëra për fëmijët që po hynin në një etapë të re të jetës…
dhe tjetra për burrat që po ktheheshin nga burgjet, drejt lirisë dhe krahëve të nënës.

Dhe të dyja, në një mënyrë të çuditshme, u bashkuan, në të njëjtin vit, në kujtimin më të paharrueshëm të fëmijërisë sime.

Trending