Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme Qeveria do të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe do ta dërgojë sërish në Kuvend Projektligjin për Buxhetin e vitit 2026.
Ai theksoi se, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, tani po kalojnë në fazën e tretë të punës, që përfshin miratimin e buxhetit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, por permendi edhe çështjen e presidentit
“Menjëherë pasi të përfundojnë këto procese, jam i gatshëm që nga nesër të nis kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike lidhur me çështjen e presidentit”, deklaroi Kurti.










