Trendy

Kurtishi: Deri më tani kemi punësuar 60 shqiptarë, 30 janë avancuar dhe 30 punëtorë shumë shpejt do të punësohen

Para 5 muaj

Drejtori gjeneral i postave, Orhan Kurtishi, në intervistë për TV News tha se nga koha kur ka marrë drejtimin e postave ka arritur të punësojë 60 shqiptarë, 30 të tjerë janë në proces që shumë shpejt do të punësohen sipas tij dhe 30 të tjerë janë avancuar.

“Deri tani janë të punësuar 60 shqiptarë, 30 janë të avancuar dhe 30 priten të punësohen. Unë jam i bindur që punësim më të madh të shqiptarëve nuk ka pasur. Princip i bashkëpunnimit është dëgjimi i defekteve dhe pengesave, çfarë mund të arrijmë përmes dialogut. Jam i gatshëm për çdo punëtor që ka nevojë të më kontaktojë për të shprehur problematikat. Për problemet tjera mund të lajmërohen në mejl e numrit tonë që është në faqen publike”, tha drejtori, Orhan Kurtishi.

Ai shtoi se punësim masiv të shqiptarëve sikurse brenda këtij viti nuk ka pasur asnjëherë në historinë e këtij vendi.

“Mendoj se jemi në një rrugë shumë më të mirë. Hera e parë kur ne si shqiptarë kemi 2.500 punësime në nivel shtetëror. Publikisht pyes se nga sa punësime kanë bërë në vit kur kanë qenë ata në pushtet. Jam i sigurt që nuk e kalon numrin 600. I ftoj të ndjekin punën dhe suksesin tonë, nëse kanë kritika mund të ulemi e të gjejmë zgjidhje”, përfundoi Kurtishi.

Trending