Kosove

Kush është shqiptari i akuzuar për krime lufte në Kosovë që mbronte Millosheviçin në Hagë e akuzonte UÇK-në dhe NATO-n?

March 19, 2025, 01:03

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Muharrem Ibraj, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas Prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë. Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, shkruan Zeri.info.

Por kush është Muharrem Ibraj?

Ibraj në verën e vitit 2005 ishte paraqitur në Hagë, si dëshmitar mbrojtës i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Ai para luftes dhe gjatë saj ishte, Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zona e Gjakovës dhe në Hagë kishte deklruar se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë krim të kryer nga Ushtria Jugosllave dhe policia kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999.

Image
Muharrem Ibraj, Hagë 2005
“Vetëm ata shqiptarë që nuk mund të ndaloheshin nga Ushtria Jugosllave u larguan nga Gjakova në pranverën e vitit 1999, policia dhe ushtria i kthyen shqiptarët në shtëpitë e tyre,”, thoshte ai gjatë dëshmisë, duke kundërshtuar akuzat në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë, të cilët pretendonin se forcat e RFJ-së dhe Serbisë i dëbuan sistematikisht shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre gjatë fushatës ajrore të NATO-s nga marsi deri në qershor 1999.

Ai thoshte se nuk kishte dëgjuar për ndonjë vrasje të kryer nga forcat e RFJ-së dhe Serbisë, sipas aktakuzës – për shembull, në fshatin Çerim, ku u vranë mbi 50 civilë.

Sipas tij, sulmet ajrore të NATO-s ishin shkaku i largimit të shumë shqiptarëve, duke shtuar se xhamia e Gjakovës, fabrika dhe stacioni i policisë u shkatërruan nga bombat e NATO-s. Kur Millosheviçi e pyeti nëse ishte e mundur që “disa nga policët tanë të kenë shkatërruar shtëpi,” Ibraj u përgjigj se nuk dinte për raste të tilla.

Muharem Ibraj ishte emëruar nga Momçilo Stanojeviç, kryetari i komunës, si shef i “sigurisë lokale”. Një dëshmitar i prokurorisë dëshmoi se kjo forcë sigurie përbëhej nga shqiptarë besnikë ndaj Serbisë. Megjithatë, Ibraj beson se gjëja e rëndësishme ishte se “kudo që vepronte siguria, as serbët dhe as shqiptarët nuk dëmtoheshin.” Ai shtoi se në qershor 1999 ishte i detyruar të largohej nga Kosova dhe se pas dislokimit të KFOR-it, gjashtë anëtarë të familjes së tij u rrëmbyen, pasi nuk bashkëpunonin me UÇK-në. Kur një gjyqtar e pyeti pse nuk e mbështeste UÇK-në, Ibraj u përgjigj: “UÇK-ja ishte kundër shtetit.”

Megjithatë, prokurori në Hagë vuri në dukje se Ibraj dhe njerëzit e tij kishin një “reputacion të kriminelëve të dhunshëm” dhe se kishin abuzuar me shqiptarët vendas.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
a79f0f12b6c6ed71d9e4213dbd818dd0
Shumica e institucioneve në Tetovë pa plan evakuimi
IMG_9544
BDI dega Tetovë me reagim: Kryetari i Komunës dhe NPK Tetova po braktisin punëtorët - Kush mban përgjegjësi?
IMG_9543
Toshkovski: Dyshohen 26 persona, shefat dhe inspektorët kontribuan në tragjedinë e Koçanit duke dhënë dokumente ilegale
670570a1a64fc0fb457675f7ec6f0407
Fetai: Falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për mbështetjen e tyre në këto momente të vështira
IMG_9539
Mexhiti: Si zëvendëskryeministër premtoj se tragjedia në Koçan nuk do të kalojë pa drejtësi!
IMG_9537
Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në burgun e Idrizovës