Maqedoni

Kush me kë do të formojë qeveri? VLEN, LSDM dhe VMRO tregojnë kushtet për koalicionim pas zgjedhjeve

Autori

Autori

Portali Tetova

March 8, 2024, 03:03

Në prag të fushatës zgjedhore, partitë politike po i formojnë platformat e tyre dhe kushtet se si dhe me kë do të mund të formonin koalicion pas zgjedhjeve. Ndonëse gjithçka varet nga numrat e deputetëve, partitë politike gjithsesi kanë kushtet e tyre për koalicione.

I ftuar në Click Plus, Kastriot Rexhepi nga koalicioni VLEN, tha se kusht për qeverisje do të jetë pranimi i përcaktimeve të tyre programore ndërsa derën e mbyllur e ka çdo parti që do të jetë kundër integrimit të vendit në BE.

Kush me kë do të formojë qeveri? VLEN, LSDM dhe VMRO tregojnë kushtet për koalicionim pas zgjedhjeve
“Ne do të ulemi dhe do të bisedojmë me partinë që do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të mund të formojë Qeveri dhe e cila do t’i pranojë përcaktimet tona programore dhe principet sa i përket prioriteteve siç janë integrimi i vendit në BE, me këtë dua të them fillimin e… Ne angazhohemi dhe nuk do të koalicionojmë me parti politike të cilat janë kundër që ky proces të ecë përpara, kështu që kjo do të jetë një prej parakushteve”, tha Kastriot Rexhepi – deputet, VLEN.

Rexhepi është I bindur në fitore në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa pret që VLEN të fitojnë 15 deri në 20 deputetë.

Igor Janushev nga VMRO-DPMNE, thotë se në politikë e pamundura gjithmonë bëhet e mundur por megjithatë, ata nuk shohin arsye pse do të duhet të koalicionin me Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Nuk shoh arsye pse duhet të mendojmë për një variant të tillë. Në politikë gjithmonë thuhet se e pamundura është e mundur dhe e kundërta se asnjëherë nuk duhet mbyllur dyert por në këtë situatë, në këtë moment në Republikën e Maqedonisë, ka gjëra që janë shumë më të mundura nga disa të tjera”, theksoi Igor Janushev – deputet, VMRO-DPMNE.

Deputeti Mile Taleski nga LSDM, shprehet se qeveria e ardhshme të cilën sipas tij do ta udhëheqë LSDM, do të bazohet në përmirësimin e jetës sociale të qytetarëve, rritje të pagave, stabilitet ekonomik e kështu me radhë.

“Ajo që është më e rëndësishme nga kjo punë, është platforma në bazë të së cilës do të kërkohen votat nga qytetarët. Kjo është rruga që nuk ka mëdyshje përmes të cilës LSDM me partitë e koalicionit e trasoi anëtarësimin në BE dhe ajo që është e rëndësishme, ne si parti e cila praktikon qeverisje, të përmirësojmë jetën sociale të qytetarëve, rritje të pagave, stabilitet ekonomik e kështu me radhë. Kjo është platforma kryesore për atë që shtruat si pyetje, do të bazohet qeveria e ardhshme e cila do të udhëhiqet nga LSDM”, pohoi Mile Talevski – deputet , LSDM.

Deputeti Rexhepi shfrytëzoi rastin për ta pyetur Taleskin se ku u zhduk fronti i paralajmëruar europian mes LSDM-së dhe BDI-së. Taleski thotë se fillimisht kishte paralajmërime të tilla, por partitë në fund kanë vlerësuar ndryshe.

“Po, flitej se mund të ketë lista të përbashkëta por është fakt se partitë politike kanë bërë vlerësime se në këto momente, kështu duhet të dilet në zgjedhje”, dekalroi Mile Talevski – deputet , LSDM.

Përndryshe sa i përket kushteve për koalicionim, deri tani të gjitha partitë shqiptare, koalicionimin e kanë kushtëzuar me garanca për vazhdimin e rrugës europiane të vendit. Nga partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE gjithashtu dëshirojnë të njëjtën, mirëpo VMRO edhe më tej nuk pranon ndryshime kushtetuese, nën, siç e quajnë, diktat bullgar. Ndryshimet kushtetuese janë kusht për heqjen e vetos nga Bullgaria dhe për të vazhduar integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA