Partia opozitare LSDM pretendon se VMRO po pergatim kthimin ish kryeministrit te arratisur. Simona Cvetenovski, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së deklaroi se sulmet ndaj lëndëve të PSP-së janë pjesë e operacionit për rikthimin e Nikola Gruevskit. Sipas partisë opozitare ndërsa institucionet nuk lëvizin as gishtin për tenderët kriminalë të VMRO-se, qytetarët po shohin një fushatë të zezë me sulme ndaj lëndëve të PSP-së.
“Kjo është pjesë e operacionit politik për rikthimin e Nikola Gruevskit dhe për rrëzimin e rendit juridik në vend. Hapi kyç në këtë operacion është sulmi sistematik ndaj Prokurorisë Speciale Publike dhe ndaj aktgjykimeve që dolën nga puna e saj. Qëllimi është i qartë: diskreditimi i lëndëve, përkatësisht relativizimi i aktgjykimeve që dolën nga këto raste dhe përgatitja e terrenit për anulimin e tyre. Një përpjekje për të fshirë përgjegjësinë për krimet e pushtetit të kaluar dhe për ta paraqitur si viktimë të arratisurin nga drejtësia, Nikola Gruevski”, theksoi Simona Cvetenovski, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së.
LSDM vlerëson se po merren vendime në drejtësi në kundërshtim me rekomandimet evropiane, po merret kontroll i plotë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë ndersa bëhet gjithçka me një qëllim – të sigurohet terren i sigurt për rikthimin e “shefit”.
Ndërkohë edhe VMRO-DPMNE ka kritika pér ish pushtetin. Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE, ka deklaruar se papërgjegjësia e Venko Filipçes në zjarrin në spitalin modular në Tetovë është shembull se LSDM ka qenë e mbrojtur nga organet e drejtësisë.
KJo parti thekson se sipas pretendimeve të bëra publike nga ish-prokurorja e PSP-së, Lejla Kadriu, në vend të paneleve cilësore me lesh guri që janë rezistente ndaj zjarrit deri në 40 minuta, janë vendosur panele me shkumë PUR – material që digjet lehtë.
“Ish-prokurorja Lejla Kadriu ka deklaruar publikisht se është pezulluar pasi ka kërkuar ekspertizë ndërtimore dhe se, sipas saj, nëse hetimi do të kishte vazhduar, gjysma e qeverisë do të kishte përfunduar në burg. Nëse një prokuror largohet në momentin kur afrohet përgjegjësia e funksionarëve të lartë, kjo flet për presione të drejtpërdrejta dhe për partizim të plotë të sistemit të drejtësisë. Ky ishte sistemi i LSDM-së dhe Filipçes – ligjet ndryshoheshin sipas nevojës, institucionet viheshin nën kontroll dhe përgjegjësia shmangej”, deklaroi Manasievski./Shenja.tv










