Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot me 68 vota “pro” zgjodhi Aco Ristovin si kryetar i ri të Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE).
Ristovi merr detyrën pas dorëheqjes së Marko Bislimoskit, të paraqitur në shkurt të këtij viti.
Aco Ristov është një inxhinier elektrik i diplomuar me më shumë se tre dekada përvojë në sektorët e energjisë, hidroenergjisë dhe sistemeve të infrastrukturës.
Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në menaxhimin e projekteve komplekse siç janë hidrocentralet dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
Ristov është gjithashtu anëtar i Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Çertifikuar, me autoritetin më të lartë të projektimit dhe mbikëqyrjes.(INA)










