Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Austri, ku një i ri shqiptar nga Kosova ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për Yll Zenuni nga qyteti i Dragashit.
Ngjarja u regjistrua në rajonin Urfahr-Umgebung, në rrugën B126, pas përplasjes së një veture me një kamion.
18 vjeçari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta shpëtuar.
Në aksident mbeti i lënduar edhe një i ri tjetër, shtetas rumun, i cili po merr trajtim nga autoritetet lokale./Indeksonline/










