Zgjidhjet e këqija teknologjike nuk janë të rralla dhe gabimet bëhen shpesh në planifikimin e trafikut. Nëse mendonit se vetëm vendi ynë kishte shembuj të këqij, duhet të dini se ka edhe më të këqij.
Këta “ekspertë” dolën me një kryqëzim në formë rombi, duke e quajtur atë rrethrrotullim. Zgjidhja i ngatërroi aq shumë shoferët sa autoritetet u detyruan ta kthenin kryqëzimin në gjendjen e mëparshme vetëm një javë pasi u instalua.
Përveç formës së tij të çuditshme, është një koncept që në praktikë nuk lejon kthimin nga drejtime të caktuara. Konkretisht, në këtë “rrethrrotullim” është e pamundur që një makinë të bëjë një rreth të plotë.
Më shumë se 22,000 automjete e përdorin këtë rrugë çdo ditë, përfshirë 1,760 kamionë. Është një rrugë kryesore që lidh periferitë e Liverpulit me aeroportin e ri.
VIDEON E SHIHNI NË KËTË LINK: https://packaged-media.redd.it/60189jmg9okf1/pb/m2-res_854p.mp4?m=DASHPlaylist.mpd&v=1&e=1757253600&s=78ba7a476cff49d3a8f328708a090f896a3972ac










