Trendy

Kyqje e fsheht, në Tetovë zbulohet vjedhja e energjisë elektrike me vlerë 56,000 euro

Para 1 orë

Pas inspektimeve të mëparshme në një objekt banesoro-afarist në rrugën “Braqja Miladinovi” në Tetovë, ekipi për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ka konstatuar një vjedhje të rëndë të energjisë elektrike, përcjellë Tema.mk.

Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit-Dega Tetovë, objekti në fjalë funksionon si restorant, qendër spa, qendër fitnesi dhe sallon bukurie.

Gjatë kontrollit është konstatuar përdorim i paligjshëm i energjisë elektrike përmes një shahte të posaçme të ndërtuar nën tokë dhe lidhje direkte të paautorizuar në kabllon e rrjetit të tensionit të ulët.

Nga Elektrodistribucinoni janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është përpiluar faturë për kompensimin e dëmit në vlerë prej 3.459.428 denarë, që kap shifrën mbi 56 mijë euro.

Trending