Trendy

Labinot Rexha nxjerr pamjet e incidentit të sotëm: Dy gra dhe dy burra na sulmuan mua dhe nënën time (Video)

Para 8 sekonda

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë të ditur se ka përjetuar një ngjarje të rëndë gjatë ditës së sotme, duke pretenduar se është sulmuar fizikisht dhe është ofenduar së bashku me nënën e tij, si pasojë e një mosmarrëveshjeje pronësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexha ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohen edhe fyerjet drejtuar tij, ndërsa në një deklaratë të gjatë ka treguar versionin e tij për atë që ka ndodhur.

Gjatë një lidhjeje telefonike për “Prive by Liberta Spahiu”, këngëtari ka rrëfyer se incidenti ka ndodhur gjatë mëngjesit, teksa ishte duke u përgatitur për të udhëtuar drejt Prizrenit, ku kishte një dasmë.

Sipas Rexhës, zanafilla e konfliktit lidhet me një proces gjyqësor për një hapësirë prej 16 metrash katrorë. Ai pretendon se gjatë incidentit nëna e tij dhe vajza e xhaxhait janë sulmuar nga disa persona, përfshirë burra dhe dy gra.

Këngëtari ka bërë thirrje publike ndaj Prokurorisë që, sipas tij, të merren masa ndaj personave përgjegjës dhe të mos lejohen që ata të lirohen pa u kryer procedurat e nevojshme ligjore.

Rexha ka treguar gjithashtu se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të gjatë familjare dhe pronësore. Sipas tij, në tokën e familjes janë ndërtuar shtëpi dhe garazhe, ndërsa konflikti vazhdon për një sipërfaqe prej vetëm disa metrash katrorë.

Në reagimin e tij, këngëtari e ka vënë veçanërisht theksin te nëna e tij, duke thënë se prekja e saj përbën një “vijë të kuqe” për të.

Megjithatë, Rexha ka thwnw se nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi përmes institucioneve dhe rrugëve ligjore.

VIDEO

Trending